Izraelit ka kryer sot disa sulme ajrore ndaj qytetit të lashtë bregdetar Tyre në jug të Libanit, i shpallur trashëgimi botërore nga Unesco. Sulmet e njëpasnjëshme goditën pallatet e banimit të qytetit port, pas urdhrit të evakuimit që u dha nga ushtria izraelite për disa pjesë të qytetit, tha agjencia shtetërore e Libanit. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregonin shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin në qiell pas shkatërrimit të ndërtesave të banimit.