Top Channel/ Nuk ndalet Biden, 95 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
24/04/2024 21:27

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden miratoi të mërkurën projekt-ligjin që parashikon 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Ai tha se ligji për ndihmën do ta bëjë Shtetet e Bashkuara dhe botën më të sigurt dhe se dërgimi i pajisjeve ushtarake për Ukrainën do të fillojë brenda disa orëve. Presidenti Biden tha se me miratimin e kësaj ndihme Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë rolin udhëheqës të Amerikës në botë. “Ajo i jep mbështetje jetike partnerëve të Amerikës që mënyrë që ata të mund të mbrohen përballë kërcënimeve ndaj sovranitetit të tyre, jetës dhe lirisë së qytetarëve të tyre. Dhe është një investim në sigurinë tonë, sepse kur aleatët tanë janë më të fortë, ne jemi më të fortë”, tha presidenti Biden. Ai falenderoi anëtarët e Kongresit dhe udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve, si demokratë edhe republikanë për miratimin e ndihmës. Nënshkrimi nga presidenti u bë pasi Senati votoi me shumicë dërrmuese të martën në mbrëmje në favor projekt-ligjit. Pas votimit me 79 pro dhe 18 kundër, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se Amerika po i dërgon një mesazh mbarë botës. “Sot, pas më shumë se gjashtë muajsh pune të palodhur, shumë vështirësish dhe pengesash, Amerika i dërgon një mesazh mbarë botës: Ne nuk do t’ju kthejmë shpinën. Ne u themi aleatëve tanë se jemi me ju. Ne u themi kundërshtarëve tanë, mos u ngatërroni me ne. I themi botës se do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur demokracinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Ky projektligj i sigurisë kombëtare është një nga masat më të rëndësishme që ka miratuar Kongresi për të mbrojtur sigurinë e Amerikës dhe sigurinë e demokracisë perëndimore”, tha zoti Schumer. Miratimi i pjesës së ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën vjen ndërsa Kievi ka nevojë të jashtëzakonshme për furnizime të reja ushtarake dhe presidenti rus Vladimir Putin ka intensifikuar ofensivën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Presidentin Biden, udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës, Mitch McConnell pas miratimit të projekt-ligjit nga Senati, duke thënë se votimi “përforcon rolin e Amerikës si një model i demokracisë dhe udhëheqëse e botës së lirë”. Zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni është gati të dërgojë 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë, pjesa më e madhe pas javëve të ardhshme. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi ndihmën të shtunën. Ligji parashikon gjithashtu 26 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, si edhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës, si edhe 8 miliardë dollarë për përforcuar mbrojtjen ndaj Kinës në Tajvan dhe Indo-Paqësor. Më herët të martën, presidenti i sapozgjedhur i Tajvanit Lai Ching-te vlerësoi veprimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. Lai Ching-te, Zëvendëspresident dhe president i zgjedhur i Tajvanit “Ky veprim jo vetëm që do të forcojë qëndrimin kundër autoritarizmit mes aleatëve të Perëndimit dhe Paqësorit, por gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit, si edhe do të rrisë besimin në rajon lidhur me vendosmërinë e SHBA-së për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në rajon. Pra dëshiroj të shpreh edhe një herë mirënjohjen time të sinqertë për Kongresin amerikan për miratimin e këtij legjislacioni, për të përmbushur angazhimin e tij ndaj sigurisë së Tajvanit”. Lai i bëri komentet në një takim me një delegacion nga SHBA. Pamjet: AFP

Top Channel/Skandal! Hetimi zgjerohet, Andrew Tate përballet me akuza të rënda për trafikim fëmijësh
04/09 16:21
Top News – Njerëzit e Trumpit në Rusi dhe Ukrainë / Vizitë në fundjavë, Kremlini nuk bën komente
04/09 15:09
Top News – Xi Jinping me një ushtri CEO-sh në SHBA / Takon Trump në shtator, delegacion i madh
04/09 14:57
Top News – Nafta në SHBA në nivel historik / Çmimi thyen rekordet, 5.58 USD për gallon
04/09 14:47
Top News – BE-ja përgatitet për zgjerimin. Kos flet për anëtarët e rinj – Fokusi, në dy drejtime
04/09 14:33
Top News – Vijnë taksitë pa shofer…! / Tesla mbush rrugët e Teksasit me ‘Cybercab’
04/09 14:18
Top Channel/Sëmundja e shiut në Europë, 126 raste në dhjetë vende, ECDC: Rreziku mbetet shumë i ulët
04/09 12:22
Top Channel/ AfD në garë me ikonën Simson, ikona e Lindjes që AfD e kthen në simbol fushate
04/09 12:20
Top Channel/ Dy marinarë amerikanë në telashe, kthehen në aeroplanmbajtëse pas përplasjes në Pattaya
04/09 12:20
Top News – Mrekulli në Nepal 9, ditë pas tragjedisë / Nxirren gjallë nga tunelet dy persona
04/09 12:05
Top News – Grumbulloni ushqime për El Nino-n! Britania këshillon: Ju mbajnë gjallë për një kohë
04/09 12:05
Top Channel/ Obeziteti, shokon studimi i fundit: Të rinjtë mbipeshë vdesin më shpejt!
04/09 11:58
Top News – U godit direkt me bomba amerikane…SHBA heton sulmin mbi dasmën në Iran me 5 të vdekur
04/09 11:40
Top News – Gjermania në luftë, tjetër sabotazh / Policia reagon, në shënjestër rrjeti elektrik
04/09 11:38
Top Channel/ I nxehti, 35 mijë vdekje shtesë në Europë: Më të goditurat Gjermania, Franca e Spanja!
04/09 11:32
Top News – Argjentina do rimarrë ishujt Falkland / ‘Luftë’ me Britaninë, ‘merr zemër’ nga Trump
04/09 11:31
Top Channel/Meloni, “qeveria më jetë gjatë e Italisë”: “Besimi i qytetarëve nuk është cek i bardhë”!
04/09 11:00
Top Channel/ Nepal: 9 ditë pas katastrofës, nxirren gjallë dy punëtorë nga tunelet plot me baltë!
04/09 10:59
Top Channel/ Kriza e Ceutës, Trump: Më keq se një pushtim ushtarak, të ndërhyjë NATO-ja!
04/09 10:58
Top Channel/ Alarmi për klimën, “El Nino” do ti shtrijë efektet deri në shkurt
03/09 23:08