Intervista e Presidentit të SHBA-së Donald Trump me emisionin “60 Minutes” të CBS ishte mjaft e tensionuar, pasi ai reagoi ashpër ndaj shkrimeve që Cole Allen kishte bërë para se të kryente sulmin gjatë darkës së presidentit me gazetarët, ai sulmoi gazetaren Nora O’Donnell dhe mbajti një qëndrim mbi dhunën politike në Shtetet e Bashkuara. Prezantuesja i CBS lexoi pjesë nga shkrimet e autorit, të cilat nuk e përmendnin emrin e presidentit, por përfshinin frazën: “Nuk jam më i gatshëm të lejoj që një pedofil, përdhunues dhe tradhtar të më njollosë duart me krimet e tij”.