Gëzim Duka endet poshtë e lartë prej muajsh në kadastrën e Fierit. Ai do të legalizojë tokën që ka marrë në vitin 1997 nga komuna e atëhershme për të ndërtuar një fabrikë mielli në fshatin Luar. Fabrikën e la dhe iu drejtua Greqisë. Sot kthehet për të bërë dokumentet e truallit.