Top Channel/ “Nuk kemi siguri”.Nxënësit në gjimnazin e Gjirokastrës, protestë pas sherrit në shkollë
06/03/2026 16:53

Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në shkollën e tyre. Protesta vjen pas një përplasjeje mes dy nxënësve që përfundoi me përdorimin e një thike. Si pasojë e konfliktit, është plagosur Dhionis Cavo, 16 vjeç, i cili ka marrë katër goditje me thikë në pjesën e shpatullës. Sipas nxënësve, autori i dyshuar i ngjarjes është Frenki Hamiti, 15 vjeç, gjatë incidentit ka mbetur i plagosur në dorë edhe një tjetër adoleshent, Mikahel Muho. Nxënësit që morën pjesë në protestë shprehen se situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por sipas tyre nuk janë marrë masa konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Edhe pse, sipas tyre, një nga nxënësit kishte shfaqur më parë sjellje problematike, ata pretendojnë se nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin. Ngjarja, sipas dëshmive të nxënësve, ka nisur brenda ambienteve të shkollës dhe më pas është agravuar pasi të rinjtë janë larguar nga mjediset e saj. Nxënësit pretendojnë gjithashtu se prindërit nuk janë njoftuar për incidentin dhe se nxënësi i përfshirë në konflikt është lejuar të largohet nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor.

Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39
Top News – Shoferi i dehur i ikën policisë. Nuk i bindet urdhrit, përfundon në kanal
29/10 18:42
Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47
Top Channel/ Po e ndiqte policia, shoferi humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit
29/10 17:34
Top Channel/ Këshilli Bashkiak/ Shpallen fituesit e programit social “Për subvencionimin e kredive”
29/10 17:32
Top Channel/ Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit, Valteri: Trajtim çnjerëzor, po…
29/10 17:04
Top News – Transferimi i Veliajt, ‘sekret shtetëror’. Burgjet reagojnë pas kritikave të zhvendosjes
29/10 16:48
Top Channel/Vrasja e Arlinda Zekajt, sërish protestë në Kosovë,kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës
29/10 16:39
Top Channel/ ‘Kryetari u rrëmbye’,Teliti:Bashkia trajtohet si zhele, nuk më intereson Veliaj, por…
29/10 16:38
Top Channel/ Fluks virozësh në Elbasan. Mjekët thonë se janë rritur edhe shtrimet në spitale
29/10 15:26