Top Channel/ “Nuk kemi informacion”: BE kërkon detaje për marrëveshjen Itali-Shqipëri!
07/11/2023 15:06

“Zero informacione”për marrëveshjen e Giorgia Melonit për të dërguar emijëra emigrantë në qendra pritjeje në Shqipëri. Një zëdhënëse e bllokut, i cituar nga the Guardian, ka rrëfyer se janë informuar për ujdinë, por nuk pranoi të thoshte se kur u ka mbërritur njoftimi i planit të kryeministres italianë Giorgia Meloni, i cili u bë publik një ditë më parë. “Kemi kërkuar informacion të detajuar. Ne duhet të shohim hollësitë e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mund të jemi në gjendje të bëjmë një vlerësim e të flasim për implikime”, ka thënë ajo. Sipas agjensisë italiane të lajmeve, Ansa, zëdfhënësja Anitta Hipper ka pohuar se janë në kontakt me autoritetet italiane dhe përpara se të bëjnë komente të mëtejshme, duan të kuptojnë saktësisht qëllimin e kësaj nisme. Ajo shtoi se kjo marrëveshje sidoqoftë duket ndryshe nga ajo që Britania pati me Ruandën për të dërguar emigrantë në vendin afrikan. Meloni pohoi një ditë më parë se emigrantët do të zbarkojnë në Shëngjin e pas verifikimit, do të strehohen në një qendër të posacme, e cila nga sa pohuan më pas mediat atje, do të jetë në Gjadër të Lezhës. “Fillimisht flasim për një numër prej 3.000 personash, ndërsa në një vit fluksi emigrator mund të mbërrijë deri në 36.000 persona. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e tjera të ndjeshme”, tha kryeministrja e Italisë, duke sqaruar se vendi i saj do të mbulojë të gjithë shpenzimet.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21