Rehabilitimi i kanalit kullues në zonën e Urës së Dajlanit në hyrje të Durrësit ka krijuar probleme strehimi për banorët në zonë që preken nga kjo ndërhyrje. Ditën e sotme përfaqësues të familjeve kanë mbërritur pranë bashkisë së Durrësit dhe kanë kërkuar zgjidhje të situatës, ndërsa fadromat e IKMT-së kanë ndërhyrë në prishjen e objekteve.