Top Channel/ “Nuk ka vend për dhunë”, Biden përcjell mesazhin e bashkimit pas atentatit ndaj Trump
15/07/2024 18:49

Presidenti amerikan Joe Biden duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë theksoi nevojën për bashkim pas atentatit ndaj rivalit të tij republikan Donald Trump. “Sulmi ndaj ish-Presidentit Trump është një “thirrje ndaj të gjithëve ne, që të reflektojmë. Fatmirësisht Trump nuk u lëndua rëndë”, tha Biden. Biden paralajmëroi lidhur me rreziqet e dhunës politike në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se dhuna nuk është zgjidhje. “Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune, për asnjë lloj dhune. Në demokracinë amerikane –argumentet paraqiten në mirëbesim. Respektohet sundimi i ligjit”, tha presidenti amerikan. Kjo ishte hera e tretë që Biden fliste nga Zyra Ovale për të komentuar mbi çështje me rëndësi kritike për amerikanët që kur mori detyrën në vitin 2021. Dhuna me armë është diçka që ndodh shpesh në Shtetet e Bashkuara, por dhuna politike është shumë më e rrallë. Katër presidentë amerikanë janë vrarë dhe disa u kanë shpëtuar atentateve. Shumë kandidatë presidencialë janë vënë në shënjestër, disa prej të cilëve kanë humbur jetën.

Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33