Top Channel/ Nuk ka ujë për vaditje/Fermerët e fushës së Tërbufit në Lushnje: Po na thahen prodhimet
20/06/2026 13:02
Fusha e Tërbufit, e njohur si një nga zonat bujqësore më të mëdha dhe më prodhuese në mbarë vendin, po kalon një situatë të vështire në sigurimin e ujit. Në kulmin e sezonit, kur temperaturat e larta kërkojnë vaditje maksimale, mungon uji.