Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka deklaruar se nuk ka asnjë reduktim të mjekëve në qendrat shëndetësore apo në spitalet e vendit. Ndryshimet e ndërmarra së fundmi nuk prekin stafet mjekësore apo ofrimin e shërbimit për qytetarët, por lidhen me një riorganizim administrativ që synon forcimin e mjekësisë familjare dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.