Ka nisur dita e 23 e protestës, ndërsa protestuesit e parë janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Qytetarë nga kryeqyteti, por edhe nga qytete të tjera të vendit, po i bashkohen tubimit të thirrur, të cilët kanë paralajmëruar vijimin e protestave deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.