Nadia Ivanova duhet të kishte gati të korrat e saj, por deri më tani në fermën e saj në Ukrainën jugore, ajo ka arritur të mbledhë vetëm bomba. Trupat ruse bombarduan fermën e saj prej 4,000 hektarësh pranë qytetit të Mykolaiv, ndërsa përpiqeshin të përparonin drejt veriut në mars. E tashmë ndërsa bllokimi i drithit ukrainas ngjall frikën për një krizë globale ushqimore, pengesat janë të shumta për Nadian e cila kishte të punësua 76 njerëz.