Për 76 ditë me radhë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protesta solli në shesh edhe diasporë, pas thirrjeve të vazhdueshme të protestuesve, që e njoftuan prej javësh. Gjatë fjalimeve poshtë dritares së zyrës së Kryeministrit, njëri prej protestuesve u shpreh se “Politikanët nuk e kanë ndjerë kurrë dhimbjen e shqiptarëve”.