Një 23-vjeçar ka rënë në pranga në Kamëz, pasi bashkë me pasagjerin 18-vjeçar nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar teksa lëviznin të armatosur. Policia ka sekuestruar 1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, bashkë me motomjetin me të cilin lëviznin të rinjtë.