Pentagoni konfirmoi raportet që po qarkullonin prej orësh në mediat amerikane, duke pranuar se shefi i shtabit të ushtrisë do të largohet. Në njoftim thuhet se gjenerali Randy George do të dalë në pension me efekt të menjëhershëm. Në shtypin vendas theksohej ndërkohë se në fakt, ishte Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ai që ndërmori hapa për shkarkimin e George.