Top Channel/ “Nuk ikim pa u vrarë i fundit nga ne”, Talebanët: “Morëm Panjshirin”, rezistenca mohon!
04/09/2021 11:18

Talebanët pretendojnë se Panjshiri ka rënë në duart e tyre, por rezistenca mohon. Kreu i saj, Ahmad Massoud, u kthye me një mesazh në Facebook ku mohonte lajmin e rënies së luginës rebele, duke shkruar: “ Nuk do të heqim dorë kurrë nga lufta për liri dhe për drejtësi”. Më herët, u tha se talebanët do të dërgonin kamikazë kundër Luanëve të Panjshirit, në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të marrë kontrollin e rajonit të fundit që po i reziston grupit islamik. Luftëtarët e mbledhur në luginë thanë se po përballen me sulme të ashpra. Përpjekjet për të arritur paqen mes dy palëve kanë dështuar, e tani talebanët po kërkojnë me cdo kusht të marrin provincën rebele. Sipas analistit afgan me qendër në Australi, Nishank Motëani, talebanët kanë një avantazh të fortë. Ata kanë marrë krahë nga fitoret e fundit, janë të mirearmatosur dhe kanë në anën e tyre faktorin psikologjik, pasi e rrëzuan aq shpejt qeverinë afgane. Militantët kanë sekuestruar një arsenal gjigand armësh e pajisjesh ushtarake që Shtetet e Bashkuara kishin siguruar për ushtrinë afgane, të mposhtur me turp. Ndërkohë kanë edhe mbështetjen e të burgosurve, që i kanë lënë të lirë. Nga ana tjetër, ato kanë edhe të ashtëquajturat “trupa shoku”, që përfshijnë taktitat vetëvrasëse. Ndërkohë, edhe lufëtarët e Frontit Kombëtar të Rezistencës, NRF, të përbërë nga paraushtarakë anti talebane dhe ish forca afgane të sigurisë, mësohet të kenë grumbulluar një luginë një sasi të konsiderueshme armësh. Luftime të ashpra janë zhvilluar në luginë dhe të dyja palët pretendojnë se i kanë shkaktuar humbjë të mëdha krahut tjetër, por mundësia për t`i verifikuar në mënyrë të pavarur të tilla pretendime është e vogël.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30