Nga Vilniusi i Lituanisë, ku ishte për një vizitë zyrtare, kancelari gjerman Olaf Scholz dërgoi një mesazh të qartë për veshët e Moskës. Gjermania, tha ai, është e gatshme të rrisë misionin e saj ushtarak në Lituani si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.