Në podkastin “Flasim”, Edi Rama është ndalur sërish te debati për Zvërnecin, duke rikthyer në vëmendje mënyrën se si, sipas tij, zona dhe flamingot janë trajtuar vite më parë. Rama kujtoi se rreth 10 vite më parë, sipas tij, flamingot ishin pre e gjuetisë dhe mungonte mbrojtja e duhur për këto specie, ndërsa sot situata është ndryshe falë masave të ndërmarra për ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit. Ai theksoi se diskutimet dhe polemikat e fundit për Zvërnecin lidhen edhe me keqkuptime mbi projektet dhe zhvillimet në zonë, duke shtuar se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë mbi çdo interes tjetër.