Reforma e pensioneve në Francë "ishte e nevojshme për të siguruar pagesat e moshës së tretë për të gjithë e për të prodhuar më shumë pasuri për kombin tonë"; përmes një fjalimi televiziv drejtuar kombit, presidenti Emmanuel Macron u përpoq t`i tregonte francezëve se e ka dëgjuar zërin e zemëratës të tyre, dhe se po u jep një shpjegim. Duke konfirmuar shpalljen e ligjit që ka shkaktuar prej tre muajsh protesta masive në vend, shefi i Elizesë pohoi se ndryshimet e planifikuara do të hyjnë në fuqi gradualisht diku nga vjeshta.