Dy qendra vaksinimi janë shkatërruar në Francë ne mesin e protestave kundër vendimit të qeverisë për rregulla më të ashpra ndaj pandemisë së koronavirusit. Njëra prej tyre, në juglindje të vendit, u vandalizua gjatë natës e iu vu flaka. Ditën tjetër, një klinikë në jugperëndim u shkatërrua pjesërisht. gjatë fundjavës, më shumë se 100 mijë vetë mbushën rrugët në mbarë Francën duke ngritur zërin ndaj masave që synojnë frenimin e infektimeve në rritje, e që përfshijnë dhe vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë si dhe paraqitjen e një certifikate shëndeti për të pasur qasje në shumicën e vendeve publike.