Tensionet në Aeroportin e Vlorës vijojnë edhe këtë të marte. Në hyrjen kryesore të kantierit janë vendosur disa kamionë me logon e “2A Group”, duke bllokuar hyrjen e punonjësve dhe mjeteve të kompanisë “Mabco”. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një prej kamionëve ishte pa targa, ndërsa të gjitha mjetet mbanin logon e kompanisë në pronësi të Valon Ademit.