Top Channel/ “Nuk dorëzohemi”: Forcat anti-talebane hidhen në sulm, rimarrin tre rajone veriore
22/08/2021 10:30

Rezistenca anti-talebanëve është vënë në lëvizje dheë ka shënuar fitoren e parë. Vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij në pjesën më të madhe të vendit, luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit kanë rimarrë tre rajone veriore. Gjatë luftimeve në Baghlan, në veri të vendit mbetën të vrarë të paktën 15 luftëtarë talebanë e 15 të tjerë u plagosën. Talebanët e quajtën këtë një tradhëti të amnistisë së shpallur për anëtarët e ish-qeverisë afgane, të cilën në fakt, raportet që mbërrijnë nga terreni dëhsmojnë qartë se nuk e zbatuan në asnjë moment. Abdul Hamid, komandanti lokal i kryengritjes kundër talebanëve, tha në një video-mesazh nga Andrabi, një nga rrethet e sapo-marra, se forcat e tij po përparonin drejt një rajoni tjetër aty pranë, ndërsa u zotua të kapë të gjithë Baghlanin. Njoftohet se talebanët kanë nisur luftëtarët e tyre për një kunder-ofensivë në Andrab. Ngjarjet e një dite më parë erdhën pak pas deklaratave Amrullah Saleh, i cili shërbeu si zëvendësi i parë i Presidentit të arratisur Ashraf Ghani, u zotua se do të organizonte një rezistencë të fortë ndaj talebanëve nga provinca e tij e Panshirit, e vetmja që nuk ra në duart e talebanëve. Duke cituar kushtetutën afganë, Saleh u vetëshpall president i përkohshëm pasi Ghani u arratis nga vendi të djelën e iu ofrua azil nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në mbështetje të ish zv/presidentit ka dalë dhe Ahmed Masudi, djali i komandantit të vrarë afgan Ahmed Shah Masud, i cili mbrojti me sukses krahinën dhe zona të tjera në Afganistan gjatë qeverisë së mëparshme talebane nga 1996 deri në 2001.

Edicioni Informativ, 28 Tetor 2026, Ora 00:00
28/10 09:26
Dhuna, protesta dhe Policia! Manjani përballë të rinjve! Kush ia kthen shikimin Erjonit?
28/10 00:09
AI në zgjedhjet e 2027 në Tiranë dhe rreziqet e të dhënave tona!
27/10 23:40
Fiks Fare, 27 tetor 2026/ Miliona euro për rrugën pa asfalt! Ku shkuan paratë? – Episodi i plotë
27/10 21:01
Edicioni Informativ, 27 Tetor 2026, Ora 19:30
27/10 20:07
Prekje me duar dhe ofendime, tensione të forta në Për’puthen. Episodi i plotë, 27 tetor 2026
27/10 19:30
Përlotet mjekja Albana Shahini: Djali, pika ime e dobët, e kam rritur në konvikt… – Ftesë në 5
27/10 17:57
Edicioni Informativ, 27 Tetor 2026, Ora 15:00
27/10 16:03
“E vrau kunati, plani i burrit”/ Rrënqethëse, flet shoqja e Arlindës: Ajo i çonte dhurata vjehrrës
27/10 15:42
EXCLUSIVE/ “I mori shpirtin”, mikja e Arlindës në lot: E vrau familja e burrit, kërcënohej!
27/10 13:52
Edicioni Informativ, 27 Tetor 2026, Ora 12:00
27/10 13:18
Gjidhënia/ Gabimet që bëjnë nënat me foshnjen… A janë dhimbjet normale? – Në Shtëpinë Tonë
27/10 11:49
Wake Up – Emisioni i Plotë, 27 Tetor 2026
27/10 10:49
Edicioni Informativ, 27 Tetor 2026, Ora 00:00
27/10 09:37
Gabime ortografike, CV anglisht, profesione të çuditshme! Kush janë deputetët e panjohur të Kuvendit
26/10 22:37
Fiks Fare, 26 Tetor 2026/ Nëna lidh me zinxhir djalin me autizëm, kërkon ndihmë! – Episodi i plotë
26/10 21:01
Edicioni Informativ, 26 Tetor 2026, Ora 19:30
26/10 20:07
Portreti i Klevis Metajt pushton rrjetin, piktori Sani Bajrami rrëfen detajet…- Ftesë në 5
26/10 17:37
Kosova në zi! Kunati godet me sëpatë 49-vjeçaren! “Nuk vdes pa futur një në burg”, flet avokatja
26/10 15:58
Edicioni Informativ, 26 Tetor 2026, Ora 15:00
26/10 15:36