Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Republikës arabe të Egjiptit, Mostafa Madbouly, të cilin e falenderoi për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Gjatë konferencës, Rama tha se ka marrë premtimin për të vendosur linjën ajrore të drejtpërdrejtë Kajro-Tiranë. Sipas tij, kjo do të ndihmojë shqiptarët që bëjnë pushimet në Egjipt si dhe theksoi se nga pala shqiptare, linja nuk do të jetë kurrë bosh.