Nikki Haley, republikania që kandidoi kundër Presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump muaj më parë, iu përgjigj njoftimit të tij publikisht se ajo nuk do të jetë pjese e administratës së tij. Haley shkroi se i uron atij “sukses të madh”. “Isha krenare që të punoja me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara”, shkroi ajo në një postim X të shtunën.