Një ndër historitë më mbresëlënëse të të gjithë kohërave vjen në Tiranë në një shfaqje të jashtëzakonshme. Nën muzikën e Riccardo Cocciante dhe spekaklin e Luc Plamondon, ‘’Notre Dame de Paris’’ është gati të mbajë peng për së paku 150 minuta zemrën e secilit të pranishëm në stadiumin Air Albania më datë 28 maj.