Top Channel/ Norma bazë 2.5%, Sejko: Politika monetare e qëndrueshme, inflacioni po rritet
01/10/2025 19:56

Ecuria aktuale e ekonomisë dhe stabiliteti i cmimeve kanë bërë që Banka e Shqipërisë të vijojë të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 2.5%. Në një deklaratë për mediat Guvernatori Gent Sejko deklaroi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i qëndrueshëm për ekonominë vendase. “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.50%. të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.50%.” Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në muajt korrik e gusht, duke arritur në nivelin 2.4%, nga 2.3% në tremujorin e dytë. Kjo ecuri u ndikua kryesisht nga rritja e çmimit të qirave dhe stabilizimi i çmimit të naftës. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të ushqimeve vijoi të bjerë, ndërsa çmimet e mallrave dhe të shërbimeve të tjera mbetën relativisht të qëndrueshme.” Guvernatori vlerësoi rritjen ekonomike në tremujorin e dytë ndërsa I cilësoi pozitive ecurinë e treguesve të punësimit dhe papunësisë. “Në tërësi, zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime është pasqyruar edhe në dinamikat e tregut të punës. Në tremujorin e dytë, punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3.4%, papunësia totale ra në nivelin 8.5%, ndërsa pagat e sektorit privat u rritën me 9.5%. Tendenca e rritjes së pagave në sektorin privat gjatë viteve të fundit reflekton si kërkesën e lartë për punë, ashtu edhe mungesën e fuqisë punëtore. “

Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
Top Channel/ Rritet kredia për shtëpi/ Arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon në monedhën vendëse
06/02 19:52
Top Channel/ Pagat indeksohen me 2.5%, Qeveria rrit pagat për 140 mijë punonjës të administratës
06/02 15:05
Top Channel/ 1.5 miliardë euro kursime në 2025, kryesojnë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça
05/02 15:22
Top Channel/ Rregulla të reja për tarifat bankare, klientët do informohen për çdo komision bankar
05/02 12:20
Top Channel/ Sipërmarrja rritet pa kredi. Më shumë biznese, por më pak kredi bankare
04/02 15:10
Top Channel/ Ekonomia, rritet treguesi i besimit, bizneset janë më optimiste se konsumatorët për vitin 2026
02/02 20:07
Top Channel/ Shqiptarët ende besnikë ndaj cash-it, digjitalizimi bankar nën ritmet e vendeve të BE
31/01 12:13
DIGITALB DIGITALB