Këtë sezon turistik, Shqipëria ka rritje të konsiderueshme të turistëve nga vendet nordike dhe jo vetëm.Të dhënat paraprake tregojnë se prenotimet janë shtuar me 20 deri në 30% krahasuar me verën e vitit të kaluar, shumica e të cilave janë bërë në mënyrë të organizuar dhe në avancë, përmes faqeve online.