Top Channel/ Non grata nga SHBA, shtohet lista në Ballkan!Mes tyre ish-kryeprokurorja e RMV
18/03/2024 19:29

Ish-kryeprokurorja e Posaçme me Maqedonisë së Veriut Katica Janeva, u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit për përfshirje në korrupsion. Së bashku me të, DASH vendosi sanksione edhe ndaj kryetarit aktual të Komunës së Karposhit në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish kryetarit të komunës së Kaçanikut në Kosovë, Xhabir Zharku. Veprimet e tyre sipas DASH gjatë kohës që ushtronin funksione zyrtare, dëmtuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse. Ish-kryeprokurorja Katica Janeva u përfshi në akte korruptive, duke shfrytëzuar ndikimin e saj politik dhe pushtetin zyrtar me qëllim përfitimin personal. DASH thotë se për këtë çështje disponon informacione të besueshme. Në qershor të vitit 2020 ish kryeprokurorja e Posaçme e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva u dënua me 7 vjet heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë kryekomunari i Karposhit Stevço Jakimovski ka siguruar përfitime për vete dhe për bashkëpunëtorët e tij përmes tenderave të zhvillimit urban si dhe proceseve të prokurimeve të ndryshme. Veprime këto që sipas DASH janë kryer dhe nga ish-kryetari I komunës së Kaçanikut në Kosovë, Xhabir Zharku, i cili më herët u hetua pasi në vitin 2008-ën dyshohet se lejoi ndërtime pa leje. Akuzë kjo që u pushua në vitin 2023. Ndërsa vitin 2011 ai u dënua me tre vite burg për armëmbajtje pa leje. Sanksionet, thuhet në njoftim, dëshmojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin. Tre të sanksionuare si dhe familjarëve të tyre u ndalohet automatikisht hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27