Top Channel/ “Non Grata” e Berishës, reagon Dash: Përjashtim për interes kombëtar
11/06/2026 22:55

Sali Berisha do të mund të kalojë oqeanin, pas pesë vitesh “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi për Top Channel se ish-kryeministri dhe ish-presidenti shqiptar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përjashtuar nga ndalimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Shtetit argumenton se ky vendim i shërben interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Departamenti i Shtetit ka bërë përjashtime (ëaivers) për disa përcaktime/sanksione sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar”. Ishte vetë Sali Berisha që në nisje të seancës plenare të së enjtes dha lajmin që kishte marrë nga Uashingtoni. Ai konfirmoi se i ishte komunikuar nga e dërguara e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, heqja e sanksionit amerikan që e ndalonte të kalonte oqeanin bashkë me familjarët e tij. Më 19 maj të vitit 2021 Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën ish-kryeministrin Sali Berisha dhe gjithë familjen e tij si të padëshirueshëm. Vendimi u njoftua nga Sekretari i Shtetit në atë kohë, Antony Blinken, me motivacionin se ai akuzohej për korrupsion domethënës, përdorim të pushtetit për të pasuruar familjarët dhe aleatët e tij në kurriz të shqiptarëve dhe minim te demokracisë. Berisha nuk e pranoi kurrë ketë vedimin dhe nisi një beteje ligjore kundër Anthony Blinken. Paralelisht, lideri historik i demokrateve nisi betejën politike kundër Lulzim Bashës, që e përjashtoi nga partia, pasi ai u dizenjua si “non grata” nga amerikanet. Me marrjen e kontrollit te partisë dhe rikthimin e administratës së Donald Trump, Sali Berisha nisi lobimin për vendosjen e marrëdhënieve me eksponentë të qeverisë dhe Kongresit Amerikan. Para zgjedhjeve parlamentare te 11 majit, ai firmosi një kontratë lobimi në vlerën e 6 milionë dollarëve, me kompaninë Continental Strategy, për ta ndihmuar në pastrimin e emrit te tij.

Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plan franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 19:38
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19
Top News – Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë, del autoboti
21/10 19:10
Top News – Në makinë me studentin protestues/ Rama i përgjigjet të riut teksa udhëton për në Budva
21/10 19:10
Top Channel/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, molotov drejt efektivëve, Korreshi në protestë
21/10 19:07
Top Channel/ Vajzat protestuese rezistencë, ulen këmbëkryq në Bulevard para policëve
21/10 19:07
Top News – Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para/ Protestuesit djegin karriget
21/10 18:52
Top Channel/ Çudi në Bulevard, qytetari bën vrapin e mbrëmjes mes gurëve dhe molotovëve
21/10 18:52
Top Channel/ Molotovë drejt Kryeministrisë, autoboti fik zjarrin në bulevard, tubuesit hedhin e gurë
21/10 18:49
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov drejt efektivëve, autoboti afrohet për të shuar flakët
21/10 18:48
Top Channel/ Mbërrijnë efektivët e Shqiponjave në bulevard, tensionohet situata nga protestuesit
21/10 18:45
Top Channel/ Qetësia pushton në protestë, protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë
21/10 18:31