Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, që u burgos në fund të viti të kaluar, është në gjendje të rëndë shëndetësore! “Është duke vdekur”, pretendon vëllai i saj. “Për shkak të kushteve të këqija në burg, ajo rrezikon të vdesë. Përgjegjësia për jetën e motrës sime dhe për të burgosurit e tjerë bie drejtpërdrejt mbi autoritetet gjyqësore dhe aparatin e sigurisë”, u shpreh Hamidreza Mohammadi për Radion Evropa e Lirë.