Çmimi Nobel i këtij viti në kimi i është dhënë Carolyn Bertozzi, Morten Meldal dhe Barry Sharpless për punën e tyre në ndërtimin e molekulave që mund të përdoren për të krijuar ilaçe. Puna e tyre, e njohur si ‘click chemistry’ që studion reaksiionet e molekulave , dhe ajo në fushën e kimisë bioortogonale, përdoret për të bërë ilaçe kundër kancerit, për të analizuar ADN-në ndër të tjera.