Nobeli i sivjetshëm i Paqes i shkoi lideres së opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, si vlerësim i përpjekjeve të saj për t`iu kundërvënë regjimit shtypës të Nicolas Maduros. Inxhiniere, themeluese e partisë politike liberale Vente Venezuela dhe ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare, "Machado ka shpenzuar vite të tëra të jetës duke luftuar për lirinë e popullit të saj", thuhet në njoftimin e Komitetit Norvegjez i Nobelit, që shpalli cmimin prestigjoz.