Aktivistja iraniane e të drejtave të njeriut, Narges Mohammadi, është fituesja e Nobelit të sivjetshëm të Paqes. Lajmin e rëndësishëm, ajo do ta marrë në qelinë e burgut famëkeq Evin të Teheranit, ku po vuan një dënim të gjatë për luftën e saj në mbrojtje të të drejtave të grave iraniane.