Çmimi Nobel për ekonominë këtë vit iu dha Claudia Goldin, një historiane amerikane e cështjeve ekonomike e cila hulumtoi hendekun e punësimit dhe pagave mes burrave dhe grave. Kërkimet e profesoreshës së Harvardit nxorrën në pah arsyet kryesore të dallimit të madh në të ashtequajturat paga gjinore, thuhet në vendimin e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.