Filmi i fundit i Daniel Craig në rolin e James Bond, pati mbrëmë premierën e tij edhe në kryeqytetin shqiptar. Në një event të organizuar me detaje, që të fusnin në atmosferën e filmit më të famshëm britanik, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ishin mikpritësit e veçantë të të ftuarve VIP, të cilët u bënë pjesë e shfaqjes premierë.