Top Channel/ Nju Jorku mbyll dyert për AI, nxënësve deri në klasën e tetë
02/09/2026 15:52

Nxënësve deri në klasën e tetë u ndalohet përdorimi i inteligjencës artificiale Nju Jorku do të ndalojë përdorimin e inteligjencës artificiale nga nxënësit deri në klasën e tetë. Në gjimnaze, teknologjia do të lejohet vetëm për qëllime të kufizuara mësimore, ndërsa mësuesit mund ta përdorin për përgatitjen e mësimeve. Vendimi prek mbi 900 mijë nxënës. Nju Jorku do të ndalojë përdorimin e inteligjencës artificiale nga nxënësit e shkollave publike deri në klasën e tetë, ndërsa teknologjia do të lejohet në gjimnaze vetëm për qëllime të kufizuara mësimore. Sipas rregullave të reja, nxënësit deri në moshën rreth 13 vjeç nuk do të mund të përdorin mjete të inteligjencës artificiale gjatë procesit shkollor. Në shkollat e mesme, përdorimi i tyre do të lejohet vetëm në raste të caktuara, si për shembull për të mësuar se si funksionon vetë teknologjia. Vendimi vjen pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit dhe mësuesit për ndikimin e inteligjencës artificiale në shëndetin mendor dhe zhvillimin njohës të fëmijëve, por edhe për pasojat mjedisore që lidhen me përdorimin e saj. Rregullat parashikojnë gjithashtu ndalimin e chatbot-eve të krijuara për t’u ofruar nxënësve shoqëri virtuale ose mbështetje psikologjike. Megjithatë, mësuesit do të lejohen ta përdorin inteligjencën artificiale për përgatitjen e mësimeve apo hartimin e mesazheve. Departamenti i Arsimit në Nju Jork rekomandon që koha e qëndrimit para ekranit gjatë mësimit të kufizohet në 45 minuta për nxënësit e klasave të gjashta deri në të tetën dhe në 30 minuta për nxënësit e shkollave fillore. Vendimi pritet të ndiqet me interes në të gjithë SHBA-në, pasi Nju Jorku ka sistemin më të madh publik shkollor në vend, me mbi 900 mijë nxënës.

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13