Top Channel/ Njësoj si Millosheviçi dikur, Aleksandar Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë!
24/11/2025 12:23

Në kohën kur në mediat përëndimore diskutohet përfshirja e supozuar e tij në skandalin e snajperëve në Sarajevë, Aleksandar Vucic hidhet në veprim për të forcuar pozitat brenda kufijve të vendit të tij. Mediat në Kosovë raportojnë se ligji për forcat e armatosura të Serbisë do të ndryshohet sipas dëshirës së presidentit, e ndryshime personeli do të ketë edhe në polici. Në mesin e protestave që vazhdojnë për më shumë se një vit, duke hedhur edhe më shumë hije mbi presidencën e tij, Vucic duket se po tenton të konsolidojë edhe më tej pushtetin. Qeveria serbe miratoi së fundi një ndryshim në Aktin e Forcave të Armatosura, duke e bërë Aleksandar Vuçicin praktikisht komandant absolut suprem. Amendamenti, i cili pritet të miratohet së shpejti nga parlamenti, përcakton që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe oficerët e forcave të armatosura, duhet t`i udhëheqin ato në përputhje me ligjin dhe vendimet e presidentit. Versioni aktual i ligjit nuk e përmendte presidentin në këtë kontekst. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Serbisë, Presidenti ka kompetenca të caktuara kur bëhet fjalë për Ushtrinë Serbe, por titulli i Komandantit të Përgjithshëm nuk përmendet gjëkundi. Sipas analistit ushtarak nga Beogradi, Aleksandar Radic, ndryshimi i ligjit praktikisht rikthen modelin e viteve 90`, kur Shtabi i Përgjithshëm ishte në varësi të kreut të atëhershëm të shtetit, Slobodan Millosevic. E kjo nuk vlen vetëm për forcat e armatosura. Ndryshimet e fundit në personel brenda forcës policore sugjerojnë se tani synohet që edhe ajo të jetë nën kontrollin e plotë të kreut të shtetit.

Top Channel/ Dita e 11 e protestës, protestuesit priten me himnin kombëtarë përpara kryeministrisë
10/06 18:50
Top Channel/ ‘Shqipëri e re’, dita e 11 e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt kryeministrisë
10/06 18:39
Top Channel/‘Prizreni është këtu’, aktivisti: Mos bini pre e provokimeve, do thërras policinë nëse..
10/06 18:39
Top Channel/ Debat në nisje të protestës për Zvërnecin: Duam vetëm flamurin shqiptar, hiqeni…
10/06 18:38
Top News- Dita e njëmbëdhjetë e protestës, çfarë po ndodh në sheshin Skënderbej
10/06 18:21
Top Channel/ U vra për një femër? E vërteta e fundit të 34-vjeçarit, trupin ia tërhoqi zvarrë…
10/06 18:19
Top Channel/ Të rinjtë e PD thirrje qytetarëve: Dilni në shesh sot dhe çdo ditë
10/06 18:18
Top News- Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafikndarësen
10/06 17:31
Top News – Tonelata kokainë në vendet e BE. GJKKO lë në arrest me burg dy vëllezërit
10/06 17:30
Top Channel/ Aksident i rëndë me motor në Vlorë, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital
10/06 17:28
Top News – Dëmshpërblim për policët. Enea Mekolli ra në krye të detyrës, 5 mln lekë për familjen
10/06 17:28
Top Channel/ Aksident në Pogradec-Qafë Plloçë/ Makina përplaset me trafikndarësen, një i lënduar
10/06 17:11
Top Channel/ “Kam në protestë që kur ka filluar”, qytetari në bulevard: Ata duhen të ikin
10/06 16:25
Top Channel/ “Nesër më shumë”, fëmija i entuziazmuar ne protestë: Është Shqipëria jonë
10/06 16:24
Top Channel/ “Kam fëmijën sëmurë”, qytetarja e prekur në protestë: Dua…
10/06 16:24
Top Channel/ Vera fillon në JUMBO. Mbi 30 mijë produkte për pushime, plazh, argëtim dhe shtëpinë
10/06 15:42
Top Channel/ Sondazhi shokues, The Guardian: Vetëm një në 10 europianë e shohin SHBA-në si aleate!
10/06 15:41
Top News – Tregu i punës nuk josh të rinjtë. Papunësia mes tyre rritet në tre muajt e parë të vitit
10/06 15:40
Top Channel/ Polonia në lojën e të mëdhenjve, kërkon të jetë pjesë e bisedimeve për Ukrainën
10/06 15:37
Top Channel/ Goditet rrjeti i armëve. 5 arrestime në Tiranë, sekuestrohen kallashnikovë e pistoleta
10/06 15:36