Top Channel/’Njerëzit u lanë në pallate të rrënuara’, Berisha: Askush nuk mbajti përgjegjësi
03/04/2025 18:47

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është ndalur sot në një takim me banorët e zonës së Baldushkut. Berisha gjatë bashkëbisedimit me ta, kryedemokrati u ndal te programi i partisë së tij dhe koalicionit opozitar për bujqësinë. Ai tha se ky sektor është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë prioritet nëse ata fitojnë në 11 maj zgjedhjet parlamentare. “Asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sektori i bujqësisë. Shqipëria vërtetë ka tokë pak, por ka tokë pak nëse marrim parasysh fushën, por nëse kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, plot ujë në tërësi, që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalë në sipërfaqe pafund, nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi. Ndaj sektori i bujqësisë për ne, se kjo qeveri e ka harruar, është një përparësi shumë e madhe”, u shpreh Berisha. “Ne i detyrohemi fermerëve përveç mbështetjes për prodhimin, t’u krijojmë infrastrukturën dhe shërbimet si të një lagjeje të qytetit. Tokën e punojnë ata vete, ne ndihmojmë me mjete. Transformim të infrastrukturës së Shqipërisë rurale, ne angazhohemi për subvencionim për çdo fidan që mbillni apo kokë bagëtie që mbani. Subvencionet do jenë emergjencë dhe do e praktikojmë menjëherë, masa nuk do jetë sa e Francës dhe Gjermanisë, por sa Kosova dhe Maqedonia, që sot është 5 herë më e madhe se e vendit tonë. Do ta 5-fishojmë këtë fond. Për çdo kredi që do merrni për sera, bagëti etj, ne do mbulojmë 80 % të interesave “, u shpreh ai.

Top Channel/ Harta territoriale testi i parë në Kuvend, PD: Ankesë në Kushtetuese dhe referendume
05/09 19:37
Top Channel/”Po më merr Putini ”,Rama batua në Itali:BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit
05/09 16:30
Top Channel/ “Unë erdha”, Berisha niset drejt SHBA-së: Emocion ndryshe, më kujton…
04/09 12:24
Top Channel/ Rama uron Melonin për rekordin, mesazhi i Kryeministrit: Tani rekordi im për t’u thyer
04/09 12:15
Top Channel/ Berisha niset në SHBA/ Mesazhi në aeroport: Do takoj miqtë e mi dhe t’ju them unë erdha
04/09 12:15
Top Channel/“Kryeministrja më jetëgjatë italiane”, Rama përgëzon Melonin: Tani të ka mbetur vetëm…
04/09 09:40
Top Channel/ Dy kandidatë jozyrtarë për Tiranën, Alimehmeti konfirmon garën për bashkinë
02/09 19:38
Top News – ‘Besa’ politike e Ramës/ Tabaku: Shqiptarët nuk duan premtime, por ndryshim
01/09 18:03
Top News – Berisha mbledh shqiptarët në SHBA/ Kreu i PD organizon takim në New Jersey më 6 shtator
01/09 18:02
Top Channel/ Berisha “në radhë” për vizën e SHBA. Do udhëtojë drejt Teksasit
31/08 15:12
Top Channel/ Kamera inteligjente në shkollat e Tiranës, sistemi sinjalizon rrezikun te policia
31/08 15:11
Top Channel/ Dokumentet për vizën amerikane në ambasadë, Berisha: Asnjë njoftim për pasaportën
31/08 12:47
Top Channel/ “Jemi në një krizë të thellë ekonomike”, Berisha: Qeveria, 0 veprime
31/08 12:28
Top Channel/ Planet nga takimi i Ramës me deputetët dhe të deleguarit e qarkut të Tiranës
29/08 18:45
Top News – ‘Kryebashkiak në qeli, absurd ligjor’. ‘Veliaj’, Rama: Po shkelen të drejtat e qytetarëve
29/08 18:45
Top News – Veliaj i heq Ristanit: Refuzoi urdhrat e kryetarit, shpërfilli Kushtetuesen
28/08 20:54
Top News – PD denoncon Allajbeun/ Përlau 150 milionë euro me koncesionin e dializës
28/08 17:12
Top Channel/ Berisha “sfidon” Ramën, prezanton platformën e re digjitale të komunikimit
27/08 22:49
Top News – Ftesë amerikane për Berishën. Kreu i PD merr letrën për forumin e IDU në Dallas
27/08 20:45
Top News-Bardhi akuza mazhorancës socialiste: Refuzimi i Kushtetueses, pasoja për shtetin demokratik
26/08 21:40