Me qindra njerëz që vrapojnë teksa përpiqen të kapin avionët ushtarakë në ikje, dhe ndërkohë shtypin njëri tjetrin, kjo është situata e fundit nga Kabuli. Një kaos i pashembullt, ndërsa pamjet gati surreale tregojnë edhe njerëz që bien nga avionët e tejmbushur. Të paktën tre persona raportohet të kenë rënë nga avionët, ndërsa 5 të tjerë kanë humbur jetën në përpjekjet e dhunshme për tu futur në avionë. Ndërkohë të tjerë u panë gjithashtu të vraponin përkrah - dhe para - një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA që po përgatitej për ngritje.