Gati 40 të vdekur e mbi 70 të plagosur është bilanci i sulmit me bombë që tronditi Kandaharin në Afganistan. Shpërthimi ndodhi në një xhami Shiite, pikërisht në kohën kur besimtarët po kryenin lutjet e së premtes. Mediat lokale nuk e përjashtojnë mundësinë që bilanci i viktimave të rritet, ndërsa zyrtarët nuk kanë dhënë ende një shifër përfundimtare.