Top Channel/ “Njerëz të Mossadit”: Turqia, 250 vjet burg 37 të dyshuarve: U arrestua dhe kosovari!
21/09/2024 11:31

Gati 250 vite burg është dënimi që një gjykatë në Turqi i dha 37 personave të akuzuar për spiunazh në favor të shërbimit inteligjent izraelit Mossad. Lajmin e përcjell media “The National”, sipas të cilës Ahmet Koray Ozgurun dhe Alperen Erkut u dënuan me nga tetë vjet e një muaj për “marrje informacioni të ndaluar me qëllim spiunazhi”, sipas një liste akuzash nga Gjykata e Lartë Penale e Stambollit. Ata kanë të drejtë ankimimi dhe koha e kaluar në paraburgim do t’u hiqet nga dënimi. Autoritetet turke arrestuan muajin e kaluar shtetasin Kosovar, Liridon Rexhepi, të përshkruar si financues të Mossadit në vend. Raportohet se ai hyri në Turqi më 25 gusht dhe u prangos pesë ditë më vonë në Stamboll nga një njësi kundër terrorizmit, pas gjurmimit nga shërbimi sekret turk turke MIT. E njëjta media pohon se ka konfirmuar me burime nga autoritetet e sigurisë se Rexhepi ishte akuzuar për “spiunazh kundër shtetit”, pasi autoritetet arritën në përfundimin se ai u transferonte para agjentëve në terren të Mossad në Turqi, të cilët po operonin me drone, duke kryer operacione kundër politikanëve palestinezë teksa grumbullonin të dhëna për Izraelin rreth Sirisë. Sipas The National, Rexhepi e ka pranuar në një deklaratë në polici se kishte bërë “transferta parash”. Për dënimin e të akuzuarve raporton edhe gazeta turke “Cumhuriyet”, e cila nuk e përmend megjithatë emrin e Liridon Rexhepit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20