Në lagjen Piskotë, fabrikën e dyshekëve është përfshirë nga flakët. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe po digjet që nga pasdita. Policia rajonale e Gjakovës ka njoftuar se deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. "Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka thënë Sheremet Elezaj nga policia. Nga kompania kanë konfirmuar se punëtorët janë evakuuar me kohë, por thonë që nuk dihen akoma shkaqet e zjarrit.