1 nëntori shënon përvjetorin e parë të shembjes së strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në Serbi, i cili nxiti valën e protestave që nuk po fashiten në vend, e që sot marrin hov sërish. Me mijëra student mbërritën në Novi Sad që mbrëmjen e djeshme për të shënuar këtë ditë, e për të injektuar energji të re për atë që tashmë prej studentëve protestuesv përshkruhet si “luftë për liri”.