Top Channel/ Një vit nga mbërritja e afganëve/ Në Shëngjin në pritje të largimit
27/08/2022 12:04

Pas rënies së Kabulit në duart e Talebanëve, e disa ditë pritje e diskutime të gjata me SHBA mesnatën ne 27 Gushtit 2021 në Shqipëri mbërriti avioni i parë me 121 afganë. Qeveria shqiptare caktoi si koordinatore të këtij operacioni humanitar ministren e punëve të jashtme Olta Xhaçka. Në muaj në vazhdim numri afganëve të strehuar në Shqipëri shkoi 2400. Fillimisht u akomoduan në qytetin Studenti në Tiranë dhe Durrës. Miqtë afganë në ditët e para të tyre në Shqipëri vlerësuan këtë ndihmë të Shqipërisë duke i mik-pritur. Për ta Shqipëria ishte stacioni i parë i një jete të sigurtë, larg mbretërimit të Talebanëve. Shumica e afganëve që mbërritën në vendin tonë u strehuan në Shëngjin. Në pritje për të shkuar në Amerikën e madhe këtu në shëngjin gjetën një Amerikë të vogël me të cilën përballeshin çdo ditë. Top Channel shkoi në Shëngjin për tu takuar e kuptuar se çfarë është duke ndodhur, plot një vit nga mbërritja e tyre, Tashmë janë 700 afganë që kanë mbetur në Shqipëri në pritje për të shkuar në destinacionit final, SHBA ose Kanada. Në Shëngjin mes pushuesve afganët i dallon vetëm nga veshja. Janë më të pakët në numër e vijojnë rutinën e përditshme, të pa shqetësuar nga muzika në sfond, zhurmat e fëmijëve që lahen në pishinë, apo vajzat me bikini. Vendi më i përshtatshëm për tu takuar me miqtë afganë është ky mjedis i kthyer në bibliotekë dhe qendër koordinimi. Disa qëndrojnë përpara kompjuterëve, disa të tjerë lexojnë libra, ndërsa këto vajza përpiqen të avancojnë me gjuhën angleze. Abdul Sattar AMINI ka mbaruar studimet për mjekësi dhe prej 10 muajsh ndodhet në Shëngjin. “Unë punoj këtu në një klinikë mjekësore për afganët. Merrem me përkthime. Kjo është një gjë e mirë për vijimin e studimeve. Njerëzit në Shqipëri janë tejet të respektueshëm. Na kanë ndihmuar pafund. Nga klinika jonë çojmë shumë pacientë afganë në spitalin e Lezhës. Ata ndihmojnë njerëzit tanë pa u kursyer. Planet tona janë të shkojmë në SHBA. Jemi në proces shqyrtimi. Pres të shoh çdo ndodhë më pas. Është një pikëpyetje. Nuk e di“- tha ai për Top Channel. E ndërsa 1700 afganë tashmë janë larguar për në SHBA, Top Channel ka mësuar se qeveria shqiptare është angazhuar të shqyrtojë kërkesat për azil të atyre të cilët nuk do të mund të kualifikohen për vizat amerikane P1, P2 dhe SIV. Hasina është punësuar si koordinatore e kësaj qendrës së koordinimit. Ajo është një inxhiniere softwerësh. Megjithëse është disa mijëra kilometra larg Afganistanit dhe e sigurtë, preferon të intervistohet duke mos ia treguar fytyrën. Frika lidhet me familjen e saj në Afganistan.

Top News- Katër të arrestuar/ Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Spanjë
27/02 11:10
Top News – Ndryshimet në Qeveri. Reuters: BE po ndjek me vëmendje zhvillimet në Tiranë
27/02 11:02
Top News – ‘Diella i shpëtoi shkarkimit, por po përballet me padi në gjykatë’
27/02 10:04
Top News- Tre gjyqtaret që do gjykojnë Veliajn/Gjykata e Posaçme hedh shortin për gjykimin në themel
27/02 09:41
Top News- Durim Bami ekstradohet nga Dubai, forca të shumta policie e shoqërojnë drejt qelisë
26/02 21:53
Top News- Rama ndryshon qeverinë/ Albana Koçiu zëvendson Ballukun, ikën Spiropali e Vengu
26/02 21:08
Top Channel/ Mbërrin në Shqipëri nga Dubai Durim Bami, i akuzuar për “grup të strukturuar kriminal
26/02 20:33
Top Channel/ Dyshimet për vdekjen e foshnjës, detaje nga hetimet e ngjarjes në Durrës
26/02 19:59
Top Channel/ “Bashkëpunim me ndërkombëtarët”, Lamallari: Po rishikojmë gjithë kuadrin ligjor penal
26/02 19:58
Top Channel/ Paketa e Maleve/ Ministri Demo: 25 bashki kanë përcaktuar zonat prioritare, mbi 300…
26/02 19:57
Top Channel/ “Do rishikohen kurrikulat”, ministrja e arsimit: 317 laboratorë inteligjentë në shkolla
26/02 19:56
Top Channel/ “2 spitale me autonome”, ministrja Sala: Rritet buxheti i barnave me 15 milionë euro
26/02 19:55
Top News- “Do shohim mesazhet e mija me Ramën”, për çfarë e ka fjalën Kryemadhi
26/02 19:53
Top Channel/ Vijon puna në Librazhd-Përrenjas për hapjen e një kalimi provizor
26/02 19:52
Top Channel/ “14 vite burg Pëllumb Gjokës”, SPAK: Bënte plane për të eliminuar 4 persona
26/02 19:51
Top Channel/ “Kur unë dashuroja Metën…”! Zbardhet dëshmia e Kryemadhit në gjyq
26/02 19:42
Top Channel/ Berisha shpërthen ndaj Ramës: Mbrojti veten, sulmoi Drejtësinë
26/02 19:39
Top Channel/ Mbledhja e PS, Vengu: Në maj nis shkolla e aviacionit dhe uniformat “Made in Albania”
26/02 19:36
Top Channel/“Mbrojtja e territorit, themel i punës sonë”, ministrja Koçiu: Do goditen paligjshmëritë
26/02 19:35
Top News- 1500 kredi të buta për çiftet e reja/ Ja si të aplikoni për të përfituar nga mbështetja
26/02 19:34
DIGITALB DIGITALB