Një ushtar amerikan, i cili u mbajt dy muaj në burg në Korenë e Jugut me akuzat për sulm, ka kaluar kufirin për në Korenë e veriut dhe ndodhet edhe atje në burg. Ushtari - i identifikuar nga ushtria amerikane si Travis King, që ka qenë në ushtri që nga viti 2021 - e kaloi kufirin "me dashje dhe pa autorizim", tha zëdhënësi i Forcave Amerikane për Korenë, kolonel Isaac Taylor.