Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ka goditur Afganistanin perëndimor. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se lëkundjet e tokës u ndjenë në orët e para të kësaj të diele. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 6 kilometrash me epiqendër në veri-veriperëndim të Heratit. Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe dëme, në një zonë tashmë pika kryesore e lëkundjeve. Ky është tërmeti i katërt me këtë magnitudë të fortë, pasi tre tërmete të tjera në ditët e mëparshme kanë qenë po të njëjtës magnitudë.