Përhapja e shpejtë e variantit të ri të koronavirusit, Omicron në kontinentin e vjetër ka detyruar liderët europianë të rikthejnë kufizimet e nevojshme sipas tyre që të luftohet pandemia. Gjermania dhe Portugalia janë në mesin e shteteve që do të rivendosin masat shtrënguese, por kjo sipas tyre do të ndodhë pas Festës së Krishtlindjes, duke i lënë kështu njerëzve një mundësi të hapur për të kremtuar me të afërmit e tyre.