Lëvizja Bashkë po proteston jashtë ambienteve të Parlamentit, teksa në Kuvend ka nisur seanca plenare. Me pankarta në duar “Një deputet paguhet sa 39 të moshuar”, “Më i lartë tensioni se pensioni”, “Si shkuan pushimet në Dubai”, “Po vidhen miliona, populli ha bukë thatë”, ata kërkojnë që të miratohet minimumi jetik.