Top Channel/ “Një pronë kam trashëguar unë, studion e tim eti”, Rama mbështet kandidatin e Himarës
02/08/2024 17:42

Pak orë para se himariotët t’u drejtohen qendrave të votimit, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kandidati për kryebashkiak, Vangjel Tavo, zhvilloi një takim me qytetarët. Ai e prezantoi Tavon si himariotin që u kthye për Himarën dhe që komunikimet me qytetarët zgjedh t’i bëjë vetë derë më derë. “Ky nuk bën fushata, bën komunikim me njeriun derë më derë dhe prag më prag. Pas Ruçit, është i dyti që ka numëratorin më të gjatë të celular. Po i çove mesazh, të merr direkt në telefon, se me atë është rritur kur ka qenë i vogël. Kur u bë i madh tha ç’më duhet mua PS-ja, jam i madh vetë, tani u kthye prapë për Himarën. Ky është i tëri i Himarës, unë jam përgjysmë. Këtu të gjithë janë himariotë, Himara i lidh bashkë të gjithë. Gjithë kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe, për ta parë në perspektivë për të kuptuar edhe arsyet pse kanë ndodhur. Pastaj flas kështu apo ashtu, më pëlqen më shumë jugu apo veriu, këto janë personale”. Nga Himara, kryeministri iu përgjigj edhe akuzave se ka “grabitur pronat në Vuno”. Ai u shpreh se e vetmja pronë që ka trashëguar është studioja e babait, skulptorit Kristaq Rama, të cilën ka në plan ta kthejë në muze. “Kishte dalë në një kazan në Greqi, Edi Rama ka grabitur pronat. Është histori e bukur, rrëzon mitin që qeveria po u merr pronat. Ju e dini që pjesa e Koletajve është nga këtu. Unë ua kam thënë, s’marr pjesë, jam mësuar që kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionale, puna është çfarë le pas, pas le emrin. Ata më parë kanë shfrytëzuar pushtetin për t’u marrë himariotëve prona. Një pronë kam trashëguar unë, studion e tim eti, për të bërë një muze të vogël për nder të tij”.

Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02