Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, foli ekskluzivisht për Top Channel pas vendimit të Gjykatës Speciale të Kosovës për liderët e UÇK-së. Në një intervistë me gazetaren Kristi Gongo, Gresa Krasniqi shprehet se Gjykata Speciale është ‘gatuar’ në Beograd dhe se i ati i saj ka qenë gjithmonë kundër, gjë që sipas saj ka ndikuar dhe në masën e ashpër.